Vendoset për herë të parë baloni në lukth në QKUK tek një pacient me peshë 170 kg

Për herë të parë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është bërë vendosja e balonit në lukth.

Në Klinikën e Gastroenterologjisë në QKUK është bërë vendosja e balonit në lukth për herë të parë në historinë e këtij institucioni.

Ekipi i mjekëve që kanë kryer këtë intervenim kanë njoftuar se vendosja e balonit bëhet me qëllim të rënies në peshë.

Baloni intragastrik i është vendosur një pacienti me peshë 170 kg.

Postimi i plotë nga ekipi i mjekëve:

VENDOSJA E BALONIT INTRAGASTRIK(ne lukth) tek nje pacient obez me BMI 48,61 kg/m2, me peshe 170 kg.

Kjo metode endoskopike, jo kirurgjike behet me qellim te renies ne peshe. Baloni qendron ne lukth 6 muaj.

Ky intervenim behet per here te pare ne Kliniken e Gastroenterologjise te QKUK nga ekipi dr. Skender Telaku, dr. Arber Veliu, dr. Aida Ferri Polloshka, dr. Bahri Gashi, dr. Remzi Berisha, infermieret Remzije Aliu, Nalan Burniku Aliu, Vjosa Basha.

Falenderim i posaqem per laborantin Hazir Gashi I cili na siguroi metilen blune.

SHPËRNDAJE