Vepra e Isa Boletinit vazhdon të mbetet inspirim për gjenerata të tëra

Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, i shoqëruar nga drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Tafil Peci, kanë pritur në takim gazetarin e mirënjohur të televizionit Top Chanel, z. Marin Mema.

Qëllimi i këtij takimi ishte të njoftohej nënkryetari Mujka dhe nipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini, lidhur me një dokumentar të cilin do ta përgatit gazetari z. Marin Mema kushtuar figurës së heroit kombëtar Isa Boletini.

Nënkryetari Mujka, falenderoi për vizitën gazetarin z. Mema dhe së bashku me nipin e Isa Boletinit, Gazmend Boletinin si dhe drejtorin Tafil Peci u shprehen të gatshëm për të kontribuar në projektin e tij.

Po ashtu nënkryetari Mujka, theksoi se një projekt i tillë patjetër që do të ketë mbështetje pasi që ka të bëj me një luftëtar të madh i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombetare, bashkimin e trojeve shqiptare dhe lirinë e tyre.

“Heroi Isa Boletini na ka bërë ne mitrovicasve, por edhe të gjithë shqiptarët, kudo që janë, të krenohemi me te. Ne që jetojmë në këtë kohë, duhet të marrim mësim nga heroi Isa Boletini se si duhet të luftohet për shqiptari”, tha ndër të tjerash nënkryetari Mujka.

SHPËRNDAJE