Veprim befasues nga Adem Mikullovci, realizohet skenari i PAN-it

Në mungesë të PAN-it, kryesuesi i Kuvendit, Adem Mikullovci, ka njoftuar deputetët e pranishëm në sallë, se detyrohet ta mbyllë seancën e thirrur për sot për votimin e kryeparlamentarit.

Ishte Milaim Zeka ai që ka krijuar kuorumin prej 61 deputetësh, pasi që LAA dhe VV kishin 60 deputetë prezent, për shkah të mungesës së Teuta Rugovës, shkruan Veriu.info.

PAN-i siç ishte paralajmëruar bojkotoj seancën, duke realizuar skenarin e bllokimit të seancës.

Avdullah Hoti kërkoi nga Adem Mikullovci që të thërras një takim konsultativ me drejtuesit e grupeve parlamentare.

Edhe njëherë VV dhe LAA kanë konfirmuar qëndrimin e tyre nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar, duke i bërë thirrje PAN-it që ta propozoj një kandidat tjetër./Veriu.info

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE