Veprim i turpshëm nga deputetët: Kuvendin synojnë ta shpërbëjnë pas 3 gushti për të mos humbur privilegjet e tyre

Një veprim aspak të hijshëm dhe të turpshëm po e bëjnë të gjitha partitë politike, ata nuk po duan ta shpërbëjnë Kuvendin para datës 3 gusht, kjo për të vetmin qëllim që të ju njihen mandatet e tyre si deputet.

Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që të kalojnë datën 3 gusht dhe ti mbushin 2 vjet të plota të mandatit se deputet, me qëllim që të ju njihen të gjitha privilegjet dhe beneficionet që ju takojnë atyre pas këtyre 2 viteve mandat.

Deputetët e Kuvendit marrin paga shtesë me rastin e plotësimit dy vjet të mandateve të tyre, kështu kanë thënë monitoruesit e punës së Kuvendit për Zërin.

Sipas ligjeve në vend, deri në fillimin e realizimit të të hyrave financiare nga ndonjë burim tjetër ose nga realizimi i pensionit, që nga dita e përfundimit të mandatit, deputeti ka të drejtë në pagë bazë për një vit. Po ashtu deputetët marrin edhe pensione të veçanta.

Që nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga pozita e kryeministrit, asnjë parti nuk ka marrë nismë për të thirrur seancë të jashtëzakonshme për shpërbërjen e kësaj legjislature, të gjitha kanë qenë vetëm fjalë të deputetëve nëpër televizione për show-mediatik.