Veprimi që po e bën një pensionist nga Prishtina, meriton të përshëndetet nga të gjithë ne!

Kur shumë qytetarë ecin në Gërmi për të marrë ajër të pastër, Naim Rashiti, një pensionist nga Prishtina, ka një mision tjetër.

Çdo ditë, dimër e verë, ai u dërgon ushqim zogjve si dhe qenve endacakë në parkun më të madh të kryeqytetit.


(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Bukën ai e mbledh në orët e vona në lagjen Ulpiana, pasi qytetarët i varin qeset me bukë në kontejnerë.


Rashiti, 66-vjeçar, thotë se këtë aktivitet e bën për më shumë se 7 vjet dhe do të vazhdoj ta bëjë. /REL

SHPËRNDAJE