Veriu i Kosovës në karantinë: Qeveria me deklaratën e papritur

Xhelal Zveçla, u.d i Ministrit të Qeverisë së shkarkuar dhe Zëdhënësi Përparim Kreziu kanë thënë se Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në vendimmarrjen për vendosjen në karantinë të dy komunave veriore.

Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme ka thënë se masa e karantinimit për komunat Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan është vendosur në koordinim te plotë mes institucioneve qendrore (Ministrisë së Shëndetsisë) dhe autoriteteteve lokale.

“Policia e Kosovës është duke marrë gjitha masat që kjo të zbatohet në plotni”, ka thënë ai për koha net

Të shtunën, Policia e Kosovës dhe Karabinierët e Italisë janë vendosur tek ura e Ibrit të Mitrovicë, duke mos lejuar qytetarët të dalin në pjesën veriore.

Sveçla ka thënë se kjo bëhet që të mbrohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve gjithandej, pavarësisht vendbanimin apo nacionalitetin

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në vendimin për vendosjen e karantinës në Veri të Kosovës është e përfshirë Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është plotësisht e përfshirë në situatën e emergjente të shëndetit publik në komunën e Mitrovicës Veriore dhe Zveçan. Ministri Vitia është në komunikim të rregullt dhe të vazhdueshëm me kryetarët dhe autoritetet përgjegjëse në këto komuna”, ka thënë Kryeziu.

SHPËRNDAJE