Vesa Broja, risia e PDK-së në këto zgjedhje nga Mitrovica

Asamblistja më e zëshme e PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, po synon të vazhdojë karrierën në organin më të lartë të shtetit, në Kuvend.

Ajo është zyrtarizuar si kandidate për deputete nga PDK-ja, duke bërë kështu që të jetë risi në listën e kësaj partie.

Broja njihet në Mitrovicë si një prej asamblisteve më të votuara, si dhe gëzon statusin e aktives në politikat për qytetin. Duhet theksuar se ajo vije nga familja e njohur Broja, që kontribuuan gjatë luftës por edhe pas luftës, si në sport ashtu edhe në shtimin e vendeve të punës me bizneset ku janë pronarë.

Sidoqoftë, PDK-ja ka edhe 5 fytyra të tjera në garën për Kuvendin e Kosovës, të cilat kishin provuar edhe më herët këtë sfidë, e disa prej tyre edhe ishin deputetë mandatin e fundit, shkruan Jepi ze.