Veseli hyn për intervistim në Dhomat e Specializuara të Speciales

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka hyrë për tu intervistuar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Veseli sot do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovës në Hagë, lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Paraqitja e Veselit para Speciales paraparë për datën 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.

Kreu i PDK-së u nis gjatë mesditës të së hënës për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.

“Gjykata Speciale është sfidë përballë krimeve makabre serbe, por në të njëjtën kohë është një moment ndërkombëtarë për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të, luftës së UÇK-së.

Çdo luftëtar i lirisë është krenar që ka pas fatin t’i shërbejë atdheut të vet. Edhe unë jam shumë krenar, e falënderoj Zotin për këtë.

Dua të rikonfirmoj edhe njëherë se me asnjë gjë nuk e ndërroj asnjë pjesë të asaj jetës sime krenare.

Historia e UÇK-së është historia e të drejtës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi”, tha ai pak para nisjes.

SHPËRNDAJE