Veseli i çon porosi Pal Lekajt: 53 milionët e autostradës ke me i paguar vet

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Kadri Veseli, ka numëruar çështjet kryesore në të cilat ai është fokusuar për luftimin e korrupsionit, duke theksuar se do të jetë i pakompromis në këtë betejë.

Në një përballje para analistëve në Klan Kosova, Veseli ka thënë se është ballëhapur në këtë betejë, pasi që, siç është shprehur, nuk është i përfshirë në asnjë aferë korruptive.

“Me i pas marrë vëllezërit e mi nëpër borde të agjencive e të ndërmarrjeve të rëndësishme s’kisha mujt me ndejtë sot para juve me qenë këtu, me ju pas dhënë une vëllezërve të mi tendera, nuk kisha mujtë me ndejtë këtu para juve. Kam me i konfisku krejt pasuritë e paligjshme kur nuk kanë arsyeshmëri ligjore qysh e kanë fitu atë pasuri. Janë gjëra të cilat duhet me u ndal”, ka thënë Veseli, percjell Sinjali

Veseli ka thumbuar ashpër ministrin në largim të Infrastrukturës, Pal Lekaj, për 53 milionë eurot e autostradës “Arbën Xhaferi”, për të cilat tha se do të paguaj vet Lekaj.

“53 milionë po mendohet se duhet me i pagu dënim për autostradën…
Publikisht e kam pranu unë kam bo gabim 14 milionë, po ti qysh i bone 53 milionë, ai e dinë që janë pare që s’mundet me i gjuajt, janë pare të buxhetit të shtetit, po ka me i pagu edhe ai vet”

Veseli deklaroi se është i vetmi që i ka shpallë luftë korrupsionit.

Kujtojmë se ditë më parë Veseli doli me një pakt 10 pikësh për luftimin e korrupsionit, të cilin pakt i ftoi të gjitha subjektet politike që ta nënshkruajnë por që u refuzua.

SHPËRNDAJE