Veseli i kundërpërgjigjet Sheshelit, pas kërcënimit me luftë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka reaguar pas kërcënimit me luftë të politikanit serb Vojsllav Sheshel.

Veseli, duke e quajtur “fosil të zhovenizmit” ka thënë se ai duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.

“Krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtrak ndaj sovranitetit tonë. Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm. Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme”, ka thënë ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE