Veseli i thotë këto fjalë VV-së dhe Listes serbe

Kryeparlamentari Kadri Veseli, me një status në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar marrëveshjen e arritur sot mes subjekteve politike për çështjen e Demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi.

“Pas bisedës që kam pasur sot me Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe Shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, është arritur pajtueshmëri që Projektligji për Demarkacionin të mbetet i njëjtë siç ka ardhur nga Qeveria e Kosovës, përveç se në Pikën 1.2 të Nenit 3 është shtuar fjala “si orientim”, me kërkesë të LDK-së, pikë kjo në të cilën flitet për Dokumentacionin Zyrtar të Komisionit Shtetëror për Shënimin e Kufirit”, ka shkruar Veseli.

Ai ka falënderuar Kryeministrin Haradinaj dhe LDK-në për vullnetin e mirë që t’i kontribuojnë arritjes së konsensusit acional.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Po ashtu, ka ftuar Vetëvendosjen dhe Listën Serbe që të reflektojnë dhe të votojnë “pro” Marrëveshjes për Demarkacionin.

“Ftoj edhe subjektet tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, Lëvizjen Vetëvendosje dhe Listën Serbe, që të reflektojnë dhe të votojnë “pro” Marrëveshjes për Shënimin e Kufirit të Kosovës me Malin e Zi”, ka shkruar Veseli. /Lajmi.net/

SHPËRNDAJE