Veseli: Kosovës i duhet një Kryeministër që bashkëpunon me Amerikën, Britaninë dhe Bashkimin Evropian

Kandidati për Kryeministër i PDK-së, Kadri Veseli, në një tubim masiv në Mitrovicë, ka thënë se Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.

“Edhe Mitrovica ka vendosë.

Partia Demokratike të Kosovës është më e bashkuar se kurrë më parë.

Ne jemi shpresë për të gjithë qytetarët. Jemi fuqia që e ruan Kosovën, që e zhvillon dhe e integron.

Kosovës i duhet Qeveria e udhëhequr nga PDK-ja. Kosovës nuk i duhet koalicioni i izolimit dhe korrupsionit, i cili e dëmton partneritetin me miqtë ndërkombëtarë dhe e thellon edhe më shumë izolimin dhe korrupsionin.

Kosovës i duhet një Kryeministër, që bashkëpunon me Amerikën, me Britaninë e Madhe, me të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe e integron vendin dhe popullin tonë në familjen e madhe euroatlantike.

Votoni Partinë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112, sepse është zgjedhja e duhur për Kosovën! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

SHPËRNDAJE