Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka mirëpritur marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.
Veseli përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se “ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve”.
Veseli ka falënderuar edhe presidentin Trump për kujdesin ndaj Kosovës.
“I jemi mirënjohës presidentit Trump për vëmendjen dhe kujdesin e vazhdueshëm që ai tregon ndaj Kosovës. Ne e dimë që jemi në rrugën e duhur në çdo proces kur kemi mbështetjen e SHBA-ve.
Shumë faleminderit ambasadorit Rrichard Grenell dhe këshilltarit të sigurisë Robert O’Brien për rolin vendimtar”, ka shkruar Veseli.