Veseli: Prishtina është bërë qytet i pajetueshëm (Video)

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ajrin e ndotur në kryqytet.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka folur i pari në foltoren e Kuvendit, prej ku ka thënë se Prishtina është bërë ambientalisht qytet i pajtueshëm, shkruan Periskopi.

Veseli tha se gjendje më e mirë nuk mund të jetë as në Obiliq, Fushë Kosovë e Mitrovicë, edhe pse nuk ka matës.

Ai përmendi edhe faktorë të ndryshëm që e kanë krijuar këtë gjendje.

“Nuk e dimë fare se çfarë është gjendja në Obiliq e Fushë Kosovë sepse nuk kemi matës. Nuk e dimë gjendjen e ajrit as në Mitrovicë. Duhet ta pranojmë faktin se për shkak të moskontrollit të ndërtime, ka lulëzu kaosi urbanistik. Po ashtu prerja e drunjve ka dëmtu ambientin tonë. Jeta e kryeqytetit pothuajse është ngulfatur. Prishtina është bërë ambientalisht qytet i pajetueshëm. Por edhe shumë qytete tjera nuk janë më mirë, e përsërish gjendja në Obiliq, Fushë Kosovë dhe Mitrovicë”, tha Veseli.

Veseli po ashtu tha se duhet të ndërmerren masa konkrete për këtë gjendje dhe jo vetëm masa kozmeitke.

“Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me masa kozmetike që vetëm e zhvendosin vëmendjen, por nuk e zgjidhin problemin. Konsideroj që është e domosdoshme që t’i konsolidojmë politikat mjedisore, për përmirësimin ne ajrit”, tha ai.

Kuvendi i Kosovës do të votojë për një rezolutë të përbashkët sot për gjendjen mjedisore në kryeqytet me qëllim zgjidhjen e problemit, por më parë do të ketë debat mes deputetëve dhe grupeve parlamentare.

/Periskopi/

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për ndotjen e ajrit

Publié par Periskopi sur mercredi 31 Janvier 2018

SHPËRNDAJE