Veseli refuzohet nga opozita

Dy partitë opozitare, LDK dhe Vetëvendosje kanë refuzuar t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për të biseduar rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Krerët institucionalë të Kosovës, anëtarët e Delegacionit Shtetëror për Bisedimet me Serbinë, si dhe përfaqësues të subjekteve politike në vend sot do të mbajnë një takim koordinues, në të cilin do të diskutohet për temat e dialogut me Serbinë.

Por në këtë takim nuk do të marrin pjesë dy partitë më të mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje

Dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, në të cilin do të diskutohet për temat e dialogut që janë të domosdoshme për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.

Opozitarët thonë se takimet e tilla nuk kanë kurrfarë roli. Ndërsa analistët politikë thonë se konsensusi duhet të arrihet në Kuvend e jo në takime të partive politike.

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë për “Zërin” se anëtarët e këtij subjekti nuk do të marrin pjesë në takimet të cilat i thërrasin liderët e koalicionit qeverisës. Ai ka thënë se ftesat e liderëve të subjekteve në pushtet janë të kota, derisa ka shtuar se këta duhet të kenë legjitimitet politik.

SHPËRNDAJE