Veseli thirrje biznesmenëve: Mos blini toka për t’i ndërtuar bizneset tuaja, ua siguron shteti

Kreu i PDK-së ka thënë se ka ide të qarta, konkrete dhe të prekshme për ta shndërruar Kosovën në një vend më atraktiv për investime, me lehtësim të barrës fiskale për ata që hapin vende pune dhe investojnë në Kosovë.

“Ne do të ofrojmë lirime dhe pushime të përshkallëzuara në varësi të përmasave të investimit dhe sasisë së vendeve të punës që hapin këto investime”, ka thënë Veseli.

Përpos kësaj, ai ka thënë se do mundësojnë shfrytëzimin e tokës shtetërore me qiradhënie afatgjate deri në 99 vite për 1 euro/m2 për të gjitha investimet në sektorët strategjik të ekonomisë sonë.

Kur flitet për sektorin privat, Veseli ka thënë se vend të posaçëm në programin e tij ekonomik do të zënë kompanitë prodhuese, sepse ky është sektori që garanton më së miri rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe hapjen e vendeve të punës.

SHPËRNDAJE