Veseli thotë se po presin sinjal nga VV për demarkacionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka pohuar se ende nuk janë bërë votat për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit andaj edhe nuk është caktuar seanca, në mbledhjen e kryesisë të mbajtur sot.

Veseli ka thënë se do mjaftonte vetëm një sinjal nga Lëvizja Vetëvendosje dhe seanca do të thirrej e marrëveshja do të ratifikohej.

“Po punojmë shumë që ta ratifikojmë marrëveshjen, atë që po e presin të gjithë, shumë shpejt presim reflektim edhe të deputetëve të opozitës ka shenja të mira” ka thënë Veseli.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

“Për të folur bukfalisht na duhet vetëm një reflektim sinjal i VV-së dhe seanca do të thirret” ka shtuar më tej Veseli.

Ndërsa ka shprehur besimin se brenda vitit Kosova do të ketë liberalizim të vizave./GazetaBlic/

SHPËRNDAJE