Veseli trondit opinionin me këtë që sapo e pranoi publikisht për Ujmanin

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, në një reagim në Fb, pas largimit të Vucicit nga Kosova, ka konfirmuar se Serbia e do Liqenin e Ujmanit.

Ka thënë se shkuarja e Vucicit te Ujmani është demonstrimi i hegjemonisë politike mbi atë pjesë.

“Konsideroj se demonstrimi mbi pendën e Ujmanit ka qenë demonstrim i pastër i logjikës së hegjemonisë politike, por po ashtu edhe kundër çdo rregulli të sigurisë, pasi nuk ka asnjë lloj praktike demokratike që garanton masa të sigurisë për të mbajtur konferencë shtypi mbi pendë”, ka shkruar Veseli në Fb.

Kryetari i PDK’së në reagimin në Fb s’e ka thënë asnjë fjalë për protestën e banorëve të Drenicës që ndaluan Vucicin të shkojë në Banjë të Skenderajt.

SHPËRNDAJE