Veseli: Veprimet e opozitës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, pjesë e fushatës zgjedhore

Kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, është deklaruar pas përplasjeve që pati me shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. Ai, lëshimin e mbledhjes nga Glauk Konjufca i Vetëvendosjes dhe ankesat e Avdullah Hotit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka quajtur veprime që janë pjesë e fushatës zgjedhore.

Përderisa Konjufca e Hoti u ankuan se Veseli u shkeli të drejtën e tyre duke mos thirrur një seancë të jashtëzakonshme, të cilën LDK e VV e kërkuan, Kreu i Kuvendit thotë se ‘është respektuar rregullorja e Kuvendit’.
 Ai ka shtuar se kanë mirëkuptim për vazhdimin e seancës, por jo në mënyrë imponuese ndonëse se, sipas tij, këto veprime mund të sjellin përfitime për fushatën e zgjedhjeve lokale.

Veseli paralajmëroi se brenda ditësh do të thërrasë një mbledhje tjetër të kryesisë së Kuvendit. /Express

SHPËRNDAJE