Veseli viziton ekspozitën për 1,024 fëmijët e vrarë gjatë luftës – kërkon drejtësi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, e ka vizituar sot ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, e cila kujton 1,024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës.

Ai ka thënë se mijëra viktima të vrarë e të masakruar nga forcat serbe meritojnë drejtësi, e cila, siç ka thënë ai, duhet patjetër të ndodhë.

“Sot vizitova ekspozitën e dhimbshme ‘Na ishte një herë që kurrë mos qoftë’,e cila kujton 1024 fëmijë të vrarë në mënyrë mizore gjatë luftës. Do të ketë drejtësi për ta dhe për të gjitha viktimat e gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.