Vetëm me një postim, miliarderi refuzon publikisht 27 mijë gra

Të të refuzojnë s’është gjë e bukur aq më pak të të refuzojnë me një postim publik.

Tani, imagjinoni të të refuzojnë në Twitter në të njëjtën kohë me 27 mijë gra të tjera dhe të të mohojnë të drejtën për të shkuar në hënë. Pikërisht kjo u ndodhi 27722 grave që kishin aplikuar për qenë “partnerja e jetës” së miliarderit japonez Yusaku Maezawa në një udhëtim në hënë.

Të mërkurën, përmes disa postimesh në Twitter, Maezawa, i cili ka themeluar faqen e blerjeve më të madhe në Japoni, Zozotown, njoftoi se s’do të jetë më pjesëmarrës në programin reality të titulluar “Full Moon Lovers.” Programi që duhej të transmetohej në Abema Tv, do të dokumentonte udhëtimin e Maezawa dhe partneres së tij drejt hënës si pasagjerët e parë të “Big Falcon Rocket” i SpaceX në vitin 2023.

Në faqen e aplikimit, Maezawa tha se po kërkonte dikë “mbi 20 vjeç,” me “personalitet të gjallë” dhe që “dëshiron paqe në botë.” Edhe pse me mijëra gra aplikuan, biznesmeni tha se hoqi dorë nga programi sepse “s’ishte i vendosur.”

Në postimet e tij, Maezawa shprehu keqardhje të jashtëzakonshme:

“Të mendosh që 27722 gra me qëllime të pastra dhe kurajo morën kohë nga jeta e tyre për të aplikuar më bën të ndihem shumë keq për këtë vendim egoist nga ana ime,” shkruajti ai.

Ai përfundoi: “Nga thellësia e zemrës, më vjen shumë keq.”