Vetëm në këtë pikë kufitare ka kolona të gjata, ja ku mund të kaloni pa pritë

Sot ka me pak kolona në kufi me Serbinë.

Mëngjesin e sotëm, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, pritje janë regjistruar vetëm në Merdare.

Sipas matjeve të bëra sot në orën 07:55 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e MPB, në pikë-kalimin kufitar të Merdares, pritjet në dalje të Kosovës janë prej 60 deri në 90 minuta.

Kolona e automjeteve për të hyrë në Serbi, kryesisht të bashkëadhetarëve tanë që po kthehen në vendet e Evropës, janë deri në 400 metra.

Në pikë-kalimet e tjera kufitare nuk ka pritje as në hyrje as në dalje.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE