“Veteranët mashtrues” përsëri në gjykatë

Gjykata Themelore e Prishtinës, tashmë e ka ma marr aktakuzën e Veteranëve.

Kjo pasi që Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar të përmirësuar aktin akuzues pranë kësaj gjykate.

Kjo ka ardhur si pasojë e veprimit të gjykatës, që e kishte kthyer për plotësim aktakuzën e parë, tek Prokuroria Speciale.

Por, megjithëkëtë duket se ajo nuk ka ndryshuar shumë.

Ndërkohë, emrat e të akuzuarve janë po të njëjtit që janë përfshirë në aktakuzën e parë.

E pandryshuar ka mbetur edhe vepra që ngarkohet mbi anëtarët e komisionit qeveritar për verifikimin e statusit të veteranit.

Dymbëdhjetë të akuzuarit, ku bënë pjesë edhe ish-komandanti i përgjithshëm i UCK-së, Agim Çeku e deputeti Shkumbin Demaliaj, akuzohen për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Më tutje, ai thotë se anëtarët e komisionit për verifikimin e ish-ushtarëve të UCK kanë favorizuar njerëz që të marrin statusin e veteranit në mënyrë jo meritore.

Por, Hoxha nuk tregon nëse dymbëdhjetë të dyshuarit kanë përfituar para në këmbim të njohjes së statusit të veteranit.

E as se si e kanë kryer këtë vepër penale.

Por, me gjithë këtë Prokuroria Speciale ka kërkuar masë të përkohshme për ndalimin e pagesës së pensioneve, ndaj veteranëve të cilët dyshohet se janë mashtrues.

Por, prokurori Hoxha nuk ka treguar se a janë hequr nga lista e veteranëve të rrejshëm emrat e deputetëve e të fytyrave tjera publike.

Ndërkohë, Sylë Hoxha thotë se fjalët e ashpra nga politikanët drejtuar ish-kolegut të tij, Elez Blakaj, nuk është se i kanë frikësuar në punën e tyre.

SHPËRNDAJE