Vetëvendosja tregon se sa anëtarë të rinj iu bashkuan nga SHBA-ja

Lëvizja Vetëvendosje thotë se bashkatdhetarët nga SHBA po vazhdojnë të bashkohen me ta, raporton Gazeta Blic.

Sipas tyre 152 anëtarë të rinj i janë bashkuar VV-së nga 1 marsi deri më 1 shtator në SHBA.

Ky është postimi i tyre i plotë:

Lëvizjes VETËVENDOSJE! vazhdojnë t’i bashkohen bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në periudhën prej 1 marsit deri 1 shtator në qendrën tonë në ShBA janë anëtarësuar 152 anëtarë të rinj. Në mesin e tyre janë gra e burra, të rinj e studentë, punëtorë e profesionistë të lëmive të ndryshme siç janë inxhinierë, juristë, programerë, farmacistë, piktorë, kuzhinierë, pronarë biznesi, bankierë, etj.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i falenderon të gjithë shqiptarët që jo vetëm mbështesin VETËVENDOSJE!-n, por duan edhe të përfshihen aktivisht në ndryshimet e nevojshme për Kosovën. Lëvizja është e të gjithëve dhe fton shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bashkëveprojmë. Kontaktoni qendrën tonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke klikuar në m.me/lvvshba ose dërgoni email në [email protected]