Vetëvendosje: Me padurim presim prononcimin e Valdete Dakës, boll ma

Fatmire Mulhaxha Kollcaku, nënkryetare e VV-së ka thënë se me padurim po presin prononcimin e Valdete Dakës, Kryetare e KQZ, për rezultatin zgjedhor pas rinumërimit.

“A është vjedhë”, “Kush ka vjedhë”, “Cilat ishin gjetjet e rinumërimit”, janë disa nga pyetjet në të cilat Kollcaku kërkon përgjigje në këtë prononcim të Dakës.

Ky është postimi i saj i plotë:

Me padurim do të presim prononcimin e Valdete Dakës për gjetjet e rinumërimit.

A është vjedhë?

Kush ka vjedhë?

Cilat ishin gjetjet e rinumërimit të parë dhe të dytë? A ishin gjetur fakte që do të jepnin indicione të mjaftueshme për një rinumërim shtesë dhe total të votave?

Pse nuk u njoftua opinioni publik për të gjitha gjetjet?

A do të japë përgjegjësi dikush për formularët e fotokopjuar me defekte?

Pse një proces i rregullt zgjedhor u shndërrua në maskaradë?

BOLL MA!

Tash e tutje përgjegjësia bie vetëm në KQZ-në, sepse i ka në dispozicion të gjitha instrumentet ligjore.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE