Vetëvendosje merr një lajm shokues

????????????????????????????????????

Gjatë fushatës së tij për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ishte përqendruar edhe në fushatë për asamblistët potencialë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, ndër sloganet kryesore të tij ishte “Jepi krah Prishtinës”, duke aluduar që t’i jepet edhe shumica në Kuvendin Komunal. Por, VV-ja nuk e ka shumicën.

Nga gjithsejtë 51 ulëse në Kuvendin Komunal në Prishtinë, VV-ja ka 17.Asamblisti i kësaj partie,

Nol Nushi, ka thënë për “Ju Flet Prishtina” në Klan Kosova se ata, pos bashkëpunimit që e kanë arritur para zgjedhjeve me AKR-në, që ka katër asamblistë, do të bashkëpunojnë edhe me Lëvizjen për Bashkim me dy asamblistët e saj dhe Nismën e Alternativën që kanë nga një asamblistë.

Kështu, do të mund t’i kenë 25. Por, LDK-ja (15), PDK-ja (6) dhe AAK-ja (5) do të kenë 26, pra një më shumë.

SHPËRNDAJE