Vetëvendosje merr përkrahje të madhe nga Kqiçi dhe Bajgora

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, mbajti tubim në fshatin Bajgorë dhe Kqiç të Mitrovicës.

Në këto tubime morën pjesë kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri dhe kandidatët për deputet nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Faruk Mujka, Arjeta Fejza, Haki Abazi dhe Fidan Ademi.

Ja njoftimi i VV-së:

Në këtë tubim përkrahja për Lëvizjen ishte po aq e madhe sa ishte edhe prezenca e të pranishmëve në këto tubime. Tashmë në takimet e përditshme me qytetarë spo diskutohet më se kush do të fitoj me 6 tetor por se çfarë na pret pas 6 tetorit.

Po flasim për prioritetet tona qeverisëse. Se si do ta zhvillojmë vendin, për shtetin social, zhvillimor dhe të së drejtës. Për rivitalizimin dhe investimet në Trepçë. Për lidhjen e arsimit me ekonominë, për spitale që trajtojnë e shërojnë dhe për ekonomi që prodhon e punëson.

Populli e ka kuptuar që e vetmja shpresë është Lëvizja VETËVENDOSJE! Prandaj ka vendosur që me 6 tetor të votojë për veten. Sepse vota për Lëvizjen është votë për vendin. Është votë për të riun e të moshuarin, për vajzën dhe djalin, për punëtorin e studentin, për të varfërin dhe nevojtarin. Sepse mjaftë kemi jetur në terr, sepse më në fund erdhi dita.

https://www.facebook.com/132010450624090/posts/672206099937853/