Vetëvendosje po përgatitet ta bëjë këtë veprim ndaj gjyqtarit Kalludra, do të mbeteni pa mend

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se po përgatit kallëzim penal ndaj gjyqtarit, Beqir Kalludra.

Përmes një postimi në llogarinë e tyrë në Facebook, Vetëvendosje ka shkruar se “Persekutimi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga gjyqtari Beqir Kalludra vazhdoi edhe dje me seancën politike gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit, Faton Topallit dhe Albulena Haxhiut, e cila zgjati më shumë se 8 orë”.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje në seancën e mbajtur gjatë ditës së djeshme ndaj deputetëve, Kurti, Haxhiu, Kadaj – Bujupi dhe Topalli, Kalludra ka dhënë dëshmitarëve këshilla sugjestive.

“Gjatë kësaj seance, ku u morrën në pyetje dëshmitarët e prokurorisë, gjyqtari Kalludra, mbante haptazi anë dhe u jepte dëshmitarëve këshilla sugjestive, sa herë që ata mirreshin në pyetje nga deputetët tanë në këtë seancë. Edhe atëherë kur dëshmitarët kishin vullnet të përgjigjeshin, ky gjyqtar ua ndëprente fjalën, ndërhynte pa asnjë të drejtë në pyetjet e deputetëve, me ç’rast u pamundësohej atyre që nëpërmjet këtyre dëshmitarëve të ofronin prova me anë të së cilave edhe njëherë do të vërtetohej qëllimi politik për veprimet tona në mbrojtje të Republikes dhe territorit. Ai donte që deputetët tanë të bënin pyetje që u pëlqejnë dëshmitarëve dhe atij. Kjo është shkelje esenciale e palëve në procedurë në rastin konkret deputetëve tanë”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

Tutje Vetëvendosje thotë se “Ky gjyqtar shkoi aq larg sa që deputeten Donika Kadaj-Bujupi e nxorri nga seanca, vetëm se ajo i bëri pyetje deputetit Nuredin Ibishi, mbi veprimet faktike nga e kaluara e tij e që ishin me rëndësi për ta dëshmuar karakterin dhe integritetin e dëshmitarit”.

“Lëvizja VETËVENDOSJE! më datë 22 nëntor ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, kryesuar nga Beqir Kalludra, por ende pa marrë vendim kryetarja e Gjykatës Themelore, mbi këtë përjashtim, i lartëpërmenduri, më 23 nëntor ka marrë vendim të paligjshëm për arrestimin e 3 deputetëve, Albin Kurtit, Donika Kadaj-Bujupit dhe Albulena Haxhiut dhe caktimin e paraburgimit ndaj tyre”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

“Sipas Kodit të Procedurës Penale neni 43, gjyqtari ndëpren çfarëdo veprimi, nëse ka kërkesë për përjashtimin e tij. Rrjedhimisht lëshimi i urdhëarresteve 1 ditë pas kërkesës për përjashtim është shkelje e KPRK pra me këtë vendim të paligjshëm Beqir Kalludra ka kryer vepër penale andaj Lëvizja VETËVENDOSJE! po përgatlit kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe në Zyrën e Prokurorit Disiplinor”.

“Ne kërkojmë nga gjyqyari lirimin e deputetëve dhe aktivistëve që padrejtësisht po mbahen në burg!”./Lajmi.net/

SHPËRNDAJE