Vetëvendosje sqaron punën e protestave

Albin Kurti, candidate for prime minister from the opposition party "Vetevendosje," addresses his supporters during the closing election campaign rally in Kosovo capital Pristina Friday, June 9, 2017. Kosovars go to the polls on Sunday to choose the new 120-seat parliament that will have to deal with the thorny issue of the border demarcation deal with Montenegro and potential war crimes trials of some of its most senior political leaders. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar se ka organizuar protestën e cila është paralajmëruar në rrjete sociale për me 5 qershor.

Zyrtari i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, në një përgjigjie për Klan Kosovën, ka thënë se arsyet për të protestuar po shtohen, por tani janë të angazhuar me mbledhjen e nënshkrimeve në peticion.”Ne nuk i themi asnjë qytetari mos protesto”.

”Arsyet për t’u protestuar janë shumë dhe ato po shtohen. Por, këto nuk janë organizime nga Lëvizja VETËVENDOSJE! e cila aktualisht është duke u marrë me mbledhjen e nënshkrimeve në peticionin me të vetmën kërkesë zgjedhjet e reja”, thotë ai.

Për dy ditë vetëm nga ato fizike janë arritur mbi 25 mijë nënshkrime, ndërkohë që online janë bërë 55 mijë sosh”.Ndonëse në eventin që është duke qarkulluar në Facebook figuron se këtë thirrje për protestë e ka bërë nikoqiri me emrin Vetëvendosje 51%, një gjë të tillë nga ky subjekt thonë se nuk e kanë organizuar.

”’Në anën tjetër siç kemi deklaruar ditë më parë, Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk qëndron prapa organizimeve aktuale të ndonjë proteste, teksa theksojmë se ato po bëhen të pashmangshme”.”Në momentin që vendosim për diçka të tillë ateherë sigurisht se do të njoftojmë qytetarët”.

SHPËRNDAJE