Vetëvendosje zgjedhi kryesinë dhe strukturat udhëheqëse në Vushtrri

Këshilli i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje sot në Vushtrri, sot në një takim ku ka marrë pjesë edhe lideri i saj Albin Kurti, ka zgjedhur strukturat drejtuese dhe kryesinë e saj në Vushtrri, raporton Gazeta online Veriu.info.

Në këtë takim kryetari Kurti ka folur për situatën dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Përmes votimit të fshehtë, Këshilli ka zgjedhur udhëheqjen e re të këtij subjekti politik në Vushtrri.

Kjo është kryesia e plotë e Qendrës së Vetëvendosjes në Vushtrri: Besim Muzaqi kryetar, Mehmet Selaci sekretar organizativ, Gresa Muli  nënkryetare, Sylejman Meholli nënkryetar, Ymer Haradinaj – kryesues i Këshillit të Qendrës, Refik Maloku përgjegjës i nënkomiteteve si dhe Ali Januzi, Fjolla Ujkani, Burim Rexhepi, Mehdi Bejtullahu, Burim Halili, Bahrije Ademi dhe Ferit Ibishi anëtarë të kryesisë. /Veriu.info/