Vetëvritet adoleshenti sepse shkolla nuk i pranoi emrin e ri

Leo Etherington, 15 vjeçar, kishte ndjekur shkollën e mesme Wycombe, një shkollë për vajza në Buckinghamshire.

Ai kishte dalë para shoqërisë si transgjinor dhe filloi të paraqitet si mashkull.

Sidoqoftë, shkolla refuzoi t’i referohet atij nga emri i tij i ri dhe i tha se ata nuk do të respektonin kalimin e tij në gjini derisa të bëhej 16 vjeç, transmeton lajmi.net

Më vonë, ai kreu vetëvrasje në dhomën e tij të gjumit në këtë shkollë.

Befasisht, qëndrimi i shkollës këtë javë ishte i njejtë, ata i referoheshin Leos me emrin e tij të vjetër, si vajzë.

Për the Telegraph, babai i Leos ka treguar se djali ishte i inatosur me mësuesit që vazhdonin t’i referoheshin me emrin e tij femëror kurse ai ishte kthyer në mashkull në vitin 2016.

Nuk ka asnjë arsye legjitime përse shkolla ka refuzuar të respektojë identitetin e një studenti.

/

SHPËRNDAJE