Vetura futet në anën e kundërt të autostradës, shkakton aksident fatal (Video)

Shkak për aksidentin fatal të Mamurrasit ku një vajzë humbi jetën dhe dy motrat e saj janë rëndë në spital u shkaktua nga një mjet Mercedes Benz që ishte futur në sensin e kundër të autostradës Milot-Mamurras. Motrat po udhëtonin me makinë Fiat në drejtim të Milotit ndërsa makina tjetër po ecte në drejtim të Mamurrasit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.

Në një njoftim për mediat, Policia e Lezhës tha: Automjeti tip “Benz” me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip “Fiat” me targa AA935IO.”

Tre motrat dhe dy burra që udhëtonin tek makina Mercedes Benz janë nisur në Spitalin e Traumës. Fatkeqësisht njëra prej tyre, me profesion mësuese ka humbur jetën rrugës për në spital. Ndërkohë edhe gjendja e 4 të aksidentuarve të tjerë është e rëndë. (Kliko mbi link dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Pamjet tregojnë qartë se përplasja ka qenë tejet e fortë.

SHPËRNDAJE