Vidal hedh poshtë zërat për largimin nga Barcelona, dëshiron vendimin për Quique Setien

Arturo Vidal beson se skuadra duhet që sa më parë të marrë një vendim për Quique Setien.

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, është njeriu që po përballet me kritikat më të mëdha në kampin katalan.

Humbja në Kupën e Mbretit dhe në La Liga ka bërë që tifozët të kenë shumë kritika për trajnerin, por edhe për bordin drejtues.

Gjithë kjo mjegulli nuk po i pëlqen mesfushorit Arturo Vidal, i cili thotë se duhet ditur vendimi për Setien, nëse ai do të vazhdojë ose jo.

“Me Setien nuk kemi mundur të punojmë shumë. Ndryshimet ishin të mëdha dhe kemi provuar të adaptohemi”, ka thënë Vidal, transmeton lajmi.net.

“Po provojmë të përshtatemi me situatën dhe kur sezoni të përfundojë, klubi duhet të vendos për të ardhmen e tij. Ata duhet të marrin vendimin nëse ai do të jetë trajneri ose jo, ose nëse do të afrojnë lojtarë të rinj, apo të njëjtit do të vazhdojnë”, ka shtuar kiliani.

Vidal lidhet me një kalim të mundshëm në Serie A, por këto zëra lojtari i ka hedhur poshtë.

SHPËRNDAJE