Video e momentit kur në pikë të ditës tentohet të vidhet një xhami në Prishtinë, ndalet nga imami (VIDEO)

Sot, ka ndodhur një rast jo fort i zakonshëm në Prishtinë.

Në mes të ditës, në xhaminë në rrugën “Maliq Pash Gjinolli” në kryeqytet një person hyn në xhami por jo për të kryer ritet fetare.

Aty, ky person tenton që të vjedh arkën me para.

Por, në momentin e fundit, i njëjti zihet nga imami i xhamisë, hoxhë Jahir Beqiri.

Videon e krejt rastit e ka siguruar gazeta inFokus, derisa vet imami i xhamisë, Jahir Beqiri në një prononcim për gazetën inFokus, tregon se si ndodhi rasti.

“Unë kam qenë në dhomë, ka qenë ora diku 15 e 20aj ka tentuar që ta hap arkën dhe e ka thyer drynin, ka tentu me i nxjerr mjetet me të cilat e mirëmbajmë xhaminë, e paguajmë pastruesen e rrymën”, ka thënë Beqiri.

Tutje, imami i xhamisë thotë që kjo nuk është hera e parë e këtyre rasteve.

“Është për të ardhë keq, nuk është hera e parë, por hera e katërt ose e pestë, tre herë është vjedhë xhamija, diku 450 euro njëherë, njëherë tjetër 150 euro e njëherë 70 euro, njëherë hajnat i kanë ndal disa xhematli që kanë qenë brenda”./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE