Video e rrallë: Arbnor dhe Astrit Dehari duke i kënduar flamurit në vitin 1998

Me rastin e festave të nëntorit, është publikuar një video tepër emocionuese ku shihen dy vëllezërit, Arbnor dhe Astrit Dehari derisa po i këndonin flamurit në një organizim që ishte bërë nga diaspora shqiptare në vitin 1998.

Ngjarja besohet se ishte zhvilluar në Zvicër atje ku për kohë të gjatë kishte jetuar dhe vepruar për vite familja Dehari, shkruan Magazina.al

Dy vëllezërit; Arbnori dhe Astriti nuk jetojnë më. Arbnori kishte bërë vetëvrasje para disa vitesh në Prishtinë, kurse Astriti ishte gjetur i vdekur në dhomën e tij të burgut në qëndren e paraburgimit në Prizren.

SHPËRNDAJE