Video më e ëmbël vjen nga djali i Messit: Ky ishte reagimi i Mateos kur babai i tij fitoi ‘Topin e Artë’

2 dhjetori i vitit 2019 do të mbahet në mend përgjithmonë nga bota e futbollit. Sot, Lionel Messi shkruajti historinë, duke fituar trofeun e gjashtë të ‘Topit të Artë’ në karrierë, e këtë gjë nuk e kishte arritur askush më parë.

Në ceremoninë e mbajtur sonte në Paris të organizuar nga ‘France Football’, Lionel Messi arriti që të fitojë ‘Topin e Artë’, të gjashtin në karrierë.

Me këtë çmim gjeniu argjentinas shkruan historinë në botën e futbollit, duke e fituar këtë çmim për herën e gjashtë, gjë që nuk e ka bërë askush më parë.

E video që po bën xhiron e botës vije nga djali i Lionel Messit, Mateo, i cili njihet për reagimet e tij epike, sidomos kur babai i tij fiton ndonjë trofe të çmuar.

SHPËRNDAJE