Video virale e Messit duke i shkatërruar lojtarët e tjerë të Barcelonës në stërvitje

Lionel Messi, që së fundi u shpërblye për herë të gjashtë në karrierë me Topin e Artë, nuk e shfaq talentin vetëm kundër rivalëve në ndeshjeve.

Një video që është bërë virale në rrjete e sociale dëshmon se ai s’i kursen as bashkëlojtarët e tij gjatë stërvitjeve.

Ylli argjentinas i Barcelonës e mposhti qendërmbrojtësin holandez të Liverpoolit, Virgil Van Dijkun, në garën për Topin e Artë 2019, duke vendosur rekord të ri si gjashtë herë fitues i këtij çmimi, përderisa Cristiano Ronaldo mbetet me pesë.

Messi bëri paraqitje mbresëlënëse me Barcelonën gjatë vitit 2019, duke arritur ta mbrojë titullin e kampionit të La Ligës dhe duke e fituar Këpucën e Artë të Evropës për sezonin e kaluar.

Megjithatë, videoja e mëposhtme dëshmon se argjentinasi e shfaq talentin e tij edhe në stërvitje.

32-vjeçari argjentinas u transferua në Barcelonë nga Newell’s Old Boys në vitin 2000 dhe që nga atëherë është bërë i njohur nga shumë njerëz si futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Në gjithsej 700 paraqitje për ekipin e parë të Barcelonës, Messi ka arritur të kontribuojë me 624 gola të shënuara dhe 250 asiste.

Ylli argjentinas së fundi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë, duke e lënë rivalin e madh Cristiano Ronaldo prapa në garën për më së shumti Topa të Artë, pasi që portugezi i ka pesë të tillë.

SHPËRNDAJE