Video/Djemtë i luten shoferit të ndalojë, kuptojnë se nuk shkonte në Angli

Një shofer kamioni britanik filmoi disa emigrantë që kërkonin të zbrisnin në autostradë, kur e kuptuan se kamioni nuk shkonte në Mbretërinë e Bashkuara por në Holandë.

Ryan Ledgister vërejti dy emigrantë që ishin ngjitur në pjesën e prapme të kamionit të tij kur u ndal në një stacion benzine pranë portit francez të Dunkirkut në rrugën e tij drejt Holandës.

Ai deklaroi se u tha burrave se mjeti nuk po kthehej në Britani, por ata këmbëngulën.

Megjithatë, të dy u tronditën kur zbuluan se kamioni po shkonte në Holandë në vend që të kthehej për në Britani, duke kërkuar që të ndalin.

SHPËRNDAJE