Videoja që krahason karrierën e Messit me atë të Ronaldos bëhet virale

Një tifoz e ka publikuar një video mbresëlënëse, që është bërë virale në rrjete sociale, ku janë grumbulluar momentet më të mira të karrierës së Lionel Messit dhe të karrierës së Cristiano Ronaldos.

Përdoruesi i rrjetit social @ScofieldRM e shpërndau një video të titulluar “Më të mëdhenjtë e futbollit”, ku krahason dy karrierat e mrekullueshme të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, transmeton Express.

“Ulu bir, do të ta tregoj historinë më të bukur”, shkroi @ScofieldRM, mbi videon e publikuar, e cila fillon me arritjet individuale të dyshes.

Në video tregohen edhe disa ndër golat më të mirë të shënuara të dy yjeve, përfshirë këtu golin akrobatik të shënuar me Real Madridit kundër Juventusit dhe golin e shënuar pas driblimeve të shumta të Messit kundër Athletic Bilbaos.

Disa momente të tjera të mrekullueshme të karrierave të atyre dyve shfaqen, përderisa komentatorë dhe persona të tjerë i lavdërojnë dy futbollistët.

Ish-futbollisti dhe gazetari në BT Sport, Gary Lineker, thotë: “Java e kaluar ishte e gjitha për Lionel Messin, kjo është e gjitha për Cristiano Ronaldon. Ata të dy vazhdimisht e shtyjnë njëri-tjetrin dhe i shtyjnë limitet e madhështisë në futboll”.

Ish-bashkëlojtari i Ronaldos, Rio Ferdinand, thotë: “Saktësisht dhe pyetja që unë ia bëj vetes është se a do ta kishin arritur këtë pa rivalitetit me njëri-tjetrin. Nëse do të ishin vetë, a do të vazhdonin kështu?”

SHPËRNDAJE