VIDEO/THERET ME THIKË PUNËTORI I SIGURIMIT

Në ndeshjen e mbrëmshme në mes Athletic Bilbao dhe Olympique Marseille, e cila u zhvillua në kuadër të Europa League, ekipi francez kaloi në çerekfinale, pasi kishte arritur të mposht skuadrën baske në t`dyja ndeshjet.

Mirëpo, përsëri Bilbao u shndërrua në një arenë përplasjesh në mes tifozëve dhe policisë. Kësaj radhe nuk pati viktima, por nga radhët e sigurimit të stadiumit “San Mames” pati të lënduar, kurse njëri prej tyre u ther me thikë dhe u dërgua për trajtim mjekësor.

Për këtë sulm, një tifoz i Marseille është arrestuar, pas kësaj përplasje e cila ndodhi para fillimit të ndeshjes.(Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Personi në fjalë, kishte marrë goditje më thikë në qafë, por pas trajtimit mjekësorë, thuhet se gjendja e tij është e mirë. Disa momente pas këtij incidenti, në spitalin “Bssurto” ishte sjell edhe një pjesëtarë tjetër i sigurimit, nga një lëndim tjetër me thikë që kishte pësuar në dorë.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, përsëri në Bilbao pati përplasje, të ashpra madje, në mes policisë dhe tifozëve rus të ekipit Spartak Moskva, ku pati edhe viktima nga radhët e punëtorëve të rendit.