Vidhet një çantë me para në veri të Mitrovicës

Në veri të Mitrovicës një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij dhe kanë vjedhur një çantë ku kishte 300 euro dhe 10.000 dinarë para të gatshme.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm.

SHPËRNDAJE