Vidhet një market në Prishtinë

Arka e një marketi në Prishtinë, në rrugën “Bill Clinton”, është vjedhur mbrëmjen e së mërkurës.

Një gjë të tillë për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, gjersa ka njoftuar se kanë identifikuar dy të dyshuar nga vjedhja“Rreth orës 18:00 është raportuar për një rast vjedhje të ndodhur në një market në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë .

Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në të dhënat e para janë ngritur dyshimet se vjedhja është kryer nga dy të dyshuar të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatë.

Ende nuk dihet shuma e parave e vjedhur në marketin në fjalë