Vidhet Xhamia në Prishtinë, ditën e dytë të Kurban Bajramit

Një vjedhje ka ndodhur sot, ditën e dytë të festës së Kurban Bajramit në një xhami në Prishtinë.

Është pikërisht Xhamia Hatunije në kryeqytet ku është kryer vjedhja e arkës së bamirësisë.

Momenti i vjedhjes është kapur nga kamerat e sigurisë dhe pak minuta më parë është publikuar edhe në rrjetet sociale.

Është pikërisht Ramadan Avdullahu i cili ka bërë publike videon në fjalë ku shihet edhe personi i cili me një kazmë mundohet që të hapë arkën dhe arrin të marrë të gjitha të hollat që gjendeshin brenda saj.

SHPËRNDAJE