Vijojnë sulmet ndaj Vjosa Osmanit, kësaj radhe goditja i vjen nga babai i deputetit

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka komentuar përplasjen në mes të Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, të dy nënkryetarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Krasniqi ka thënë ndër të tjera se Osmani duhet të falënderojë Veliun, dhe jo ta sulmojë atë.

Kjo sipas tij sepse Osmani arriti të bëhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës falë qëndrueshmërisë së Agim Veliut.

Konflikti ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut është joproporocional, sepse Vjosa është në rolin e sulmuesit. Në vend që ta falënderonte Veliun që u bë kryetare e Kuvendit falë qëndrueshmërisë së tij (kryetar ishte i zgjedhur Glauku i LVV) ajo e sulmon.

Edhe kur u shkarkua Veliu nga detyra, njerëzit e LDK është dashtë ta mbronin të gjithë, pasi është zyrtar i lartë i parties”, ka shkruar Krasniqi.

Ai thekson se Agim Veliu është figurë klasike e rugovizmit, e sipas tij Osmani vetëm i ka humbur fitoren LDK-së me paraqitjen e saj sipas tij agresive.

“Agim Veliu është figurë klasike e rugovizmit, sikundër që anëtarësia e LDK-së është tradicionale e jo siç e paraqesin disa në medie.

Në fakt, Vjosa Osmani ia ka humbur fitoren LDK-së, me paraqitjen e saj agresive. Rugovizmi është tolerancë, kompromis, respekt ndaj mendimit ndryshe, e jo sjellje revolucionare.

Poashtu përmenda përvojën time në LDK, ku kam pasur mendim ndryshe për shumë çështje, për ç’arsye në vitin 2000 jam larguar. Dhe thashë se kush këmbëngul në mendim ndryshe, një ditë e sheh vetëm jashtë LDK-së, ndërsa prej saj nuk mund ta marrë anëtarësinë”, ka shkruar ai.

SHPËRNDAJE