Visar Ymeri godet Albin Kurtin pas përfundimit të mbledhjes: S’do të ketë përafrime në Vetëvendosje deri sa..

As pas shtatë orëve diskutimi në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Grupit Parlamentar të kësaj partie nuk është shënuar ndonjë përparim lidhur me problemet në të cilat po kalon ky subjekt politik në ditët e fundit.

Kështu ka bërë të ditur ish-kryetari i VV-së Visar Ymeri, i cili duke aluduar tek kandidati për kryetar i këtij subjekti politik, Albin Kurti u shpreh se nuk do të ketë zgjidhje të problemeve pa hequr dorë nga interesat personale.

Ish kryetari i Vetevendosjes dhe deputeti Visar Ymeri thote se nuk sheh mundësi përafrimi dhe as arritje të ndonjë marrëveshje.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵).

“Në mbledhjen e sontme diskutuam lidhur me zhvillimet brenda Vetëvendosjes dhe problemet brenda partisë, dhe nuk është që ka ndonjë përparim në këtë aspekt. Formalisht ne do të vazhdojmë diskutimet por nga ajo që pash unë sonte në këtë mbledhje nuk shoh mundësi të përafrimit por as arritje të ndonjë marrëveshje.

Në këtë fazë të gjithë duhet nga vetja për të mirën e organizatën dhe kjo mendoj që do të kishte qenë zgjidhja më e mirë për organizatën”, tha Ymeri, raporton GazetaBlic.com.

Për dallim prej shefit të Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca i cili me optimizëm është shprehur se janë rritur gjasat që të zgjidhen problemet në këtë parti, Ymeri e that ë kundërtën duke shtuar se “nuk e di se çfarë do të ndodh në të ardhmen por nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim marrë për bazë atë që pash në këtë mbledhje ku nuk vërejta ndonjë lëvizje.”

SHPËRNDAJE