Visari Zhabari, kandidati për asamble të Vushtrrisë që do të tregoj kujdes të veçantë për fermerët

Kur kanë mbetur edhe pesë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, padyshim se qytetarët janë në dilemë se kë ta votojnë, sidomos për asamble komunale, pasi që numri i kandidatëve është shumë i madh.

Mirëpo, cilësitë dhe vizionin e tyre, jo të gjithë kanë arritur qartazi ta prezantojnë tek elektorati.

Shembull i mirë se si duhet të prezantohet te elektorati me vizionin e tij dhe idetë e qarta për punën në asamble komunale është historiani Visar Zhabari, i cili në këto zgjedhje konkurron në kuadër të listës së Lëvizjes për Bashkim.

Ai me profesion është historian, përderisa tregon se kujdes të veçantë do të tregoj për fermerët dhe në projektet e tyre dhe në subvencionimin e bujqëve.

Visar Zhabari vjen nga një familje patriotike nga fshati Novolan i Vushtrrisë, e cila ka dhënë kontribut të madh sidomos në luftën e UÇK-së.

Lëvizja për Bashkim në këto zgjedhje ka numrin 15, ndërsa Visar Zhabari mbanë numrin 20 në kuadër të listës së LB-së.

SHPËRNDAJE