Vitia tregon nëse kemi nevojë për gjendje të jashtëzakonshme

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia teksa ka prezantuar masat tejet rigoroze, ka thënë se institucionet po bëjnë gjithçka që ta menaxhojnë situatën me coronavirusin, duke e parandaluar atë.

Ai është pyetur për gjendjen e jashtëzakonshme, ai tha se ndonëse këto masa janë rigoroze, prapë se prapë theksoi se nuk ka nevojë për gjendje të jashtëzakonshme. Masat e ndërmarra tha ai, janë konform Kushtetutës.

“Jemi konsultuar me ekspertë ligjore dhe me ekspertë teknike nga fusha të tjera në mënyrë që të jetë brenda kornizave të duhura. Do të aplikohen komunë për komunë, dhe do të jetë në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe ligje të tjera të aplikueshme të Kosovës dhe në funksion të ruajtjes së shëndetit”, ka thënë ai.