Vizita e zyrtarit të lartë amerikan Palmer ka zbutur pozitë e opozitë

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Mathew Palmer ka zbutur në masë të madhe qëndrimet e pozitës dhe opozitës në Kosovë sa i përket dialogut me Serbinë.

Partitë në pushtet dhe opozita përfundimisht janë zotuar të zhvillojnë një debat parlamentar rreth dialogut me Serbinë. Kjo do të bëhet disa muaj pasi presidenti Thaçi lansoi idenë e tij për shkëmbim territoresh dhe pasi partitë zhvilluan një betejë platformash, por që në mungesë të konsensusit asnjëra prej tyre nuk u miratua.

Edhe pse dy kampet kanë folur për domosdoshmërinë e nxjerrjes së një dokumenti të përbashkët, ato kanë dallime në veprimet që duhet ndërmarrë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sot (e mërkurë) do të zhvillohet debati parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Përveç opozitës, sinjale se nuk do ta bojkotojnë seancën e thirrur për në ora 10:00 kanë dhënë edhe drejtues të partive në pushtet.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur inkurajues faktin që në seancën e thirrur nga opozita do të marrë pjesë edhe pushteti, ndryshe prej herës së kaluar që e kishte bojkotuar atë. Shefi i Qeverisë e ka pranuar se vizita e zyrtarit të lartë amerikan, Mathew Palmer, ka bërë që spektri politik të reflektojë karshi dialogut me Serbinë.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE