Vjedhje si në filma midis Prishtinës (VIDEO)

Hajnat gjatë ditës së sotme, në pikë të ditës e kanë thyer një veturë në Prishtinë nga e cila kanë arritur që ta nxjerrin një çentë. E gjithë ngjarja është kapur nga kamerat e sigurisë.

Gazetares së Radio Televizionit të Kosovës, iu është thyer vetura dhe iu është marrë çanta. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, njofton ‘Gazeta Blic’.

Vetura e gazetares, ishte e ndalur pranë sallonit të automobilave ‘Sherreti’, në Prishtinë, ku një veturë tjetër ndalet prapa saj, dhe papritmas një person thyen xhamin e veturës, dhe merr çantën.

Raste të tilla të vjedhjes nuk janë të pakta, policia e Kosovës raporton çdo ditë për raste të tilla. Kamerat e autosallonit kanë filmuar momentin e vjedhjes.Shihni më poshtë:

SHPËRNDAJE