Vjehrra dhe reja grinden, i biri për ta mbrojtur gruan e detyron me forcë të ëmën të ha bar

Një burrë që është kapur duke detyruar me forcë nënën e tij të moshuar të ha bar, është duke u hetuar nga policia kineze.

Burri nga një fshat në provincën kineze Hunan, është filmuar duke i futur në gojë bar të ëmës së tij, e cila ishte grindur me gruan e tij.

Sipas kryeplakut të fshatit Dongjia, burri në video i njohur vetëm si Liang është rreth të ’50-ve, kurse e ëma e tij rreth të ’80-ve. Ndërkaq një zyrtar i provincës Hunan, Zhao Longcan, ka deklaruar se ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në pasditen e 13 korrikut.

Ai tha se gruaja e Liang dëshironte ta shfrytëzonte shtëpinë e nënës së tij, por ajo nuk e kishte lejuar, dhe kështu kishin filluar të grinden në oborr. Dhe pasi që Liang dëgjoi zhurmën, u shfaq në vendin e ngjarjes dhe pa u menduar dy herë filloi t’ia mbush gojën të ëmës me bar.

Lidhur me këtë veprim kanë reaguar bashkëfshatarët, që kërkuan nga Liang t’i kërkoj publikisht falje të ëmës duke shkruar një letër në të cilën shkruante: “Kam detyruar nënën të ha bar vetëm pse është grindur me gruan time. Fajtori jam unë. Më fal nënë”./Telegrafi

SHPËRNDAJE